Një përplasje fizike mes shqiptarësh ka ndodhur në Heraklion mbrëmjen e kësaj të diele.

Mediat greke raportojnë se ende nuk dihet shkaku, por sherri ka qenë masiv pasi ishin të përfshirë rreth 20 persona.

Falë raportimeve të menjëhershme nga dëshmitarët okularë policia ka arritur të kapë në kohë disa prej tyre, ndërsa po vazhdon përpjekjet për identifikimin dhe kapjen e të tjerëve.

Aktualisht raportohet për 5 të arrestuar, ndërsa hetimet vazhdojnë.

Top Channel