Banorët e Sopotit në komunën e Zerqanit në Bulqizë kërkojnë ndihmë për rrugën e fshatit.

Ata kanë dërguar pamjet e rrugës në rubrikën “Ti Raporton” në Top Channel, duke shkruar se prej 6 vjetësh situata është e njëjtë dhe askush nga bashkia nuk ka vënë dorë në këto rrugë.

Gjendja e rrugëve në Sopot është trajtuar shpesh edhe në Top Channel, duke raportuar gjendjen e segmentit rrugor “Tri Çezmat Sopot, qe lidh tre fshatrat Zall-Strikcan, Sopot, Zall/Sopot të Zerqanit.

Rrugët e kësaj zone ua vështirësojnë ën ekstrem jetën banorëve gjatë dimrit, kur mbushen me ujë nga reshjet apo ngrijnë nga dëbora.

Top Channel