Policia e Tiranës ka arrestuar dy të rinj, të cilët dyshohen se janë autorë të ngjarjes së ndodhur një ditë më parë në rrugën “Irfan Tomini” në kryeqyet, ku pas një konflikti u plagosën dy shtetas.

Në pranga janë vënë shtetasit Florjan Musaj, 25 vjeç dhe Gjon (Valmend) Pelivani, 28 vjeç, të dy banues në Tiranë. Ata u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Vrasje me paramendim”, ngelur ne tentativë si dhe “Mbajtje pa leje të armeve luftarake”.

Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim dy shtetas të tjerë, që dyshohen bashkëpuntor për ketë ngjarje.

Të premten rreth orës 12:30, në rrugën “Irfan Tomini”, gjatë një konflikti të çastit mbeti i plagosur shtetasi Gjon Pelivani (i arrestuar) dhe R.H., 31 vjeç, të cilët ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel