Disa banorë të Kukësit dolën në protestë kundra skemës së re ekonomike, e cila ka lënë jashtë listës 3.630 familje.

Ankesa të ngjashme ka pasur edhe në Has e Tropojë.

Skema e re e ndihmës ekonomike ka përjashtuar familjet që kanë prona, makinë apo të paktën një të punësuar në familje dhe nuk trajtohet më nga Këshilli Bashkiak por nga Shërbimi Social Shtetëror. Protestuesit kërkojnë nga qeveria zgjidhjen e situatës përndryshe paralajmëruan për përshkallëzim të situatës.

 

Top Channel