Një aksident rrugor me dy të plagosur ka ndodhur rreth orës 14:45 të kësaj të hëne në rrugën “Antipatrea”, pranë urës së Goricës në Berat.

Policia, pas telefonatës së mbërritur në sallën operative, dërgoi shërbimet e saj në vendngjarje, ku konstatoi përplasjen e 3 automjeteve.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur drejtuesi i njërit prej automjeteve, 30-vjeçari E.M., si dhe një pasagjere, 25-vjeçarja K.Ç.

Që të dy ata janë transportuar për në Spitalin Rajonal të Beratit ku kanë marrë ndihmën mjekësore.

Ndërkohë, në vendngjarje grupi hetimor po punon për të mësuar shkaqet e aksidentit rrugor.

Top Channel