Artdashësit gjermane kanë njohur copëza nga Shqipëria përmes pikturave të dy artisteve Anila Hetoja dhe Edlira Harapi, në qytetin e Bocholt-it.
“Telling stories”, ekspozita e piktoreve shqiptare në qytetin Bocholt, do të mblidhte mjaft artdashës gjermanë të cilët vlerësuan punimet artistike të artisteve tona.
Secila prej tyre, solli pranë publikut tematika të ndryshme, ku më së shumti artistja Edlira Harapi ishte fokusuar tek ndjenja shpirtërore, ndërsa artistja Anila Hetoja u përfaqësua me punime të veshjeve tradicionale ku dominonin ngjyrat, teknika në punimin e tyre.
Kjo ekpozitë u realizua nën vëmendjen e piktorit gjerman Marco Huning.
Anila thotë se ky eveniment nuk ishte rastësor. Të dyja artistet kishin kohë që mendonin të prezantonin veten tek artdashësit gjermanë.
“Me Edlirën kishim biseduar më herët mbi mundësinë e një hapje të ekspozitës në qytetin ku ajo banon, në Bocholt.
Të dyja artistet folën shqip por secila spikati me individualitetin e tyre.
Pikturat e Edlira Harapit të zhanrit konceptual, përcollën mesazhin e realitetit që na rrethon, ndërsa Anila Hetoja solli realitete të fokusuara tek format e qarta dhe tek loja me ngjyrat.
Gjithsesi, punimet e Anila Hetosë kësaj here ishin drejtuar tek tradita shqiptare, ndërsa punimet e artistes Edlira Harapi ishin të fokusuara tek femra e sjellë në një format konceptual.
Në total u ekspozuan 15 punime. Në këtë ekspozitë punimet ishin akrilike mbi kanavace.
Top Channel