Detox i mëngjesit

06/02/2018 12:02

Lodhja e përgjithshme, ndjesia e fryrjes dhe rëndesës, lëkura e thatë, janë shenjat që dimri lë në trupin tonë. Këo janë sinjale që na jep trupi për tu pastruar nga toksinat që mblidhen për shkak të ushqimit pak të shëndetshëm në muajt e ftohtë.

Për fat të mirë ka disa mënyra për të rikthyer energjitë. Mëngjesi dihet që është mjaft i rëndësishëm për startin e fizikut, dhe ka disa pija të mira detoksifikuese që ju ndihmojnë ta nisni ditën mbarë.

Klasikja e madhe
Të gjithë e njohin gotën klasike të ujit me lëng limoni, qoftë e ngrohtë apo e ftohtë. Sigurisht edhe me xhinxher. Limoni është antiseptik , i pasur me vitaminë C dhe mbi të gjitha është alklain. Ka fuqinë të riekuilibrojë pehashin e trupit, të lehtësojë tretjen, përmirësojë punën e mëlçisë dhe veti diuretike, drenazhuese e lëngjeve të tepërta. Për më shumë përfitime pijeni gjysmë ore para se të hani mëngjesin. Me shtimin e xhinxherit përfitimet shtohen. Xhinxheri në fakt stimulon metabolizmin, ndihmon në djegien e yndyrnave, forocn sistemin imunitar, dhe përmirëson lëkurën.

Por me to mund të përgatisni dhe një pije. Lëngu i dy limonëve, dhe një copë xhinxher të freskët, rreth 6 cm, i prerë në feta. E zjeni për pesë minuta në 1.5 litra ujë. Kur të ftohet e bashkoni me lëngun e limonëe, e filtroni dhe e konsumoni gjatë ditës në vend të ujit.

Çaji jeshil dhe agrumet
Një smoothie e shijshme përgatitet me portokall, lëngun e gjysmë limoni, gjysëm tasi çaj jeshil pa sheqer, dhe një lugë mjaltë. Nëse dëshironi mund ti shtoni gjysëm banane, apo gjysëm tasi me kos bio. I vendos në frulator dhe e pi të fothtë para mëngjesit. Ajo është e pasur me antioksidantë, ku efekti detoksifikues fuqizohet nga çaji jeshil.

Duke mësuar portokallin
Një mollë, një karrotë, dy lime, dhe një tufë selino. Një pije me vitamina dhe detoksifikuese, ku të gjithë përbërësit shtrydhen apo centrifugohen veç e veç e më pas i bashkon.

Çajrat aromatik
Erëzat aromatike që përdorim në kuzhinë mund të kthehen në një çaj bimor detoksifikues, i mirë dhe me aromë. Mjafton të vendosni në ujë që zjen një lugë të vogël rozmarinë, pak ttrumzë, majdanoz dhe borzilok për të patur një pije energjike, për pastrimin e mëlçisë dhe për të stimuluar sistemin imunitar. Për më tepër në këtë periudhë është mjaft e rëndësishme për të luftuar virozat e stinës.

 

Top Channel