Liqeni i Pogradecit vazhdon të shihet si një depozitë e grumbullimit të mbetjeve.

Përpjekjet për ta renditur atë në Listën e Pasurive Botërore vazhdojnë prej vitesh, por shpresat për të qenë në UNESCO janë ende të largëta dhe duket se nuk ndikojnë aspak në ndërgjegjësimin e qytetarëve dhe instancave për të qenë më të kujdesshëm.

Karakteristikë e Liqenit të Ohrit ka qenë uji i kulluar, por veprimtaritë njerëzore në pellgun ujëmbledhës, vetëm për pak dekada të fundit e kanë ndryshuar këtë gjendje.

Stina e dimrit e rëndon situatën në bregun e liqenit pavarësisht se edhe në këtë periudhë të vitit turistët nuk mungojnë.

Çdo vit Bashkia e Pogradecit shpenzon për pastrimin dhe sistemimin e bregut e megjithatë nga Pogradeci e deri në Tushemisht gjendja vijon të jetë alarmante.

Për shkak të mënyrës së gabuar të trajtimit të mbetjeve urbane.

 

Top Channel