550-vjetori i vdekjes, ekspozitë në Muzeun Historik Kombëtar

17/01/2018 15:03

Në 550-vjetorin e ndarjes nga jeta të Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriot Skenderbeu, në hollin kryesor të Muzeut Historik Kombëtar është çelur një ekspozitë me statute, faksimile e gravura të autorëve të ndryshëm, pjesë përbërëse e fondit të muzuet.

Përmes tyre, vizitorët kanë mundësinë të njihen me momente nga jeta dhe betejat e Heroit Kombëtar të shqiptarëve.

Ekspozita shoqërohet edhe me projeksione artistike e dokumentarë me imazhe të marra nga filmi i Skënderbeut, të cilat pasurojnë këtë ekspozitë.

Top Channel