Droga e sekuestruar

Dy të rinj janë vënë në pranga pasi në mjetin që udhëtonin u është gjetur një sasi prej 6 kg kanabis sativa.

Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se janë arrestuar në flagrancë David Luca, 24 vjeç nga fshati Shëndëlli i Konispolit dhe Ervin Sinomati, 26 vjeç nga fshati Gjashtë i Sarandës.

Të rinjtë në rrugën nacionale Gjirokastër-Sarandë, në vendin e quajtur ”Qaf Muzinë”, janë kapur në flagrancë nga policia, në mjetin tip ”Volkswagen”, ku në brendësi të tapicerisë u është konstatuar dhe lënda narkotike.

Policia ka sekuestruar sasinë e lëndës narkotike, mjetin tip ”Volkswagen”, si edhe 3 aparate celular.

Top Channel