Nga Londra drejt Tiranës me ZIL – FOTO

09/01/2018 11:02

Në 1998 ai emigroi drejt Anglisë, e pas 20 vitesh punë në Londër, Gent Jakupi vendosi të kthehet në Shqipëri, por kësaj here në një mënyrë krejtësisht unike.

Duke pasur nostalgji për mjetet e kohës së komunizmit, ai bleu një ZIL të ushtrisë ruse dhe pasi i bëri riparimet e nevojshme së bashku me menaxherin e firmës së tij, Rob Gerrish, vendosi të përshkruajë me këtë mjet një distancë prej rreth 2600 km nga Londra drejt Tiranës.

Ndërsa ndodhet ende në rrugëtim, ku pritet të mbërrijë në Tiranë brenda pak ditësh, ai ka fotografuar mjetin e vjetër në çdo vend ku ka kaluar.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel