Kukësi zyrtarizon lojtarin e kombëtares së Gjeorgjisë

09/01/2018 13:39

Skuadra e Kukësit ka zyrtarizuar ditën e martë një tjetër blerje, bëhet fjalë për mesfushorin nga Gjeorgjia Irakli Dzaria.

Ai ka mbërritur mëngjesin e së martës në Antalia ku ndodhet prej ditësh skuadra kampione e Shqipërisë dhe menjëherë është bërë zyrtarizimi.

Dzaria ka qenë pjesë e skuadrës përfaqësuese të Gjeorgjisë, vitin e kaluar ku është aktivizuar në disa ndeshje, ndërkohë që ka firmosur për këtë pjesë të mbetur të sezonit dhe për vitin e ardhshëm me skuadrën e Kukësit.

Verilindorët nën drejtimin e trajnerit austriak Pakult kanë regjistruar fitoren e parë, në ndeshjen e kontrollit të së hënës kundër Kajzerispor të cilët i mundën me shifrat 2-1.

Ndërkohë ditën e mërkurë, Kukësi do të luajë ndeshjen e radhës miqësore, kundër Bursasporit në orën 13:00 me orën tonë në kompleksin ku janë duke zhvilluar fazën përgatitore në Antalia.

Top Channel