Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan dhe Librazhd bënë arrestimin në flagrancë të dy personave, 57 dhe 62 vjeç.

Një nga të arrestuarit është Marku Tollumi, 62 vjeç banues në fshatin Shelcan. Arrestimi i tij, u bë pasi në banesë dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases B.K., 57 vjeçe.

I arrestuari tjetër është Hyqmet Muça, 57 vjeç banues në Elbasan. Arrestimi i tij, u bë pasi pranë tregut të Librazhdit, në mënyrë të vazhdueshme dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes shtetases E.M., 50 vjeçe dhe vajzës së tij shtetases A.M., 23 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.

Top Channel