29-vjeçarja masakrohet nga 4 automjete, policia publikon pamjet

15/12/2017 11:30

Një 29-vjeçare ndërroi jetë menjëherë pasi u godit nga një kamion, ndërsa ishte duke kaluar mbi vijë ta bardha ndërkohë që semafori ishte jeshil për këmbësorët.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditë më parë në Londër. Viktima pasi u përplas fillimisht nga makina, është aksidentuar sërish nga një tjetër kamion dhe dy autovetura.

Dy drejtues mjetesh u paraqitën në polici, ndërsa drejtuesi i kamionit që e aksidenti fillimisht dhe i një tjetër makine, janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Për të zbuluar autorët, policia vendosi të publikoi pamjet e aksidentit të pak ditëve më parë, ku mbeti e vdekur 29-vjeçarja.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel