“Selfie” pranë hekurudhës, treni e përplas në kokë

14/12/2017 18:40

Rasti më i fundit i autoshkrepjeve të rrezikshme mbërrin nga Indonezia.

Një 16-vjeçare përfundoi me plagë të rënda në spital pasi u godit nga një tren në momentin që po pozonte me mikeshat e saj për një selfie pranë një hekurudhe.

Ely Hayati u godit në pjesën e pasme të kokës. Mikeshat e saj thanë më vonë për policinë se ajo fluturoi disa metra nga përplasja.

16-vjeçarja u shoqërua menjëherë në spital, ku mjekët thonë se është në gjendje të qëndrueshme, por duhen pritur rezultatet e analizave për të kuptuar nëse e reja ka pësuar ndonjë dëmtim të pariparueshëm në tru apo jo.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel