Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën “Hoxha Tasim” në kryeqytet.

Mësohet se si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme dhe nga ku mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Shkaqet e aksidentit janë të paqarta.

Top Channel