Cigare, pije alkoolike dhe sasinë e parave që ka mundur të gjejë e kanë çuar 48-vjeçarin Leonard Dano të vjedhë një market në Sarandë.

Sipas burimeve zyrtare Dano, në rrugën ”Mitat Hoxha” ka vjedhur me thyerje të portës prej xhami, marketin e E.L., të cilit i ka vjedhur paketa të ndryshme, 12.000 lekë, 350 euro si dhe disa shishe me pije të ndryshme alkoolike.

Materialet hetimore ndaj tij iu referuan Prokurorisë për vjedhje.

Top Channel