Foto ilustruese

Persona të armatosur dhe të maskuar kanë kryer një grabitje në një firmë private në Korçë mbrëmjen e sotme.

Mësohet se grabitja ka ndodhur në fshatin Dovran. Autorët dyshohet se kanë lidhur pronarin dhe bashkëshorten tij dhe më pas kanë marrë paratë. Sipas policisë, autorët kanë arritur të marrin 50 mijë lekë, 70 euro dhe 150 dollarë.

Policia ka ngritur pika kontrolli për kapjen e autorëve.

Top Channel