Ministri i Financave, Arben Ahmetaj thotë se punësimi i të rinjve mbetet një objektiv dhe sfidë e qeverisë.

Ai thotë se një rol akoma më të rëndësishëm duhet të luajnë zyrat e punës.

“Në katër vite janë 87 mijë të punësuar përmes Zyrave të Punës, 30-35 përqind e të punësuarve në total. Kjo nuk është mjaftueshëm dhe zyrat e punës duhet të kthehen në zyra që japin jetë dhe ky duhet të jetë misioni i këtyre zyrave”, u shpreh ai.

Ahmetaj thotë se janë 36 mijë vende të lira pune nga sipërmarrja, por mungojnë specialistët.

“Ka shumë të papunë që kërkojnë punë dhe sipërmarrja ka deklaruar zyrtarisht që janë 36 mijë vende të lira pune, ndërkohë që kemi punëkërkues të regjistruar. Ka vetëm një arsye dhe kjo është sfidë e jona, arsimi profesional. Megjithë rritjen e numrit të të rinjve që ndjekin këtë arsim, jemi ende larg objektivit”, deklaroi ministri Ahmetaj.

Top Channel