Refuzohen të verbërit, kërkuan fonde për tekstet brail

20/11/2017 15:38

Qeveria ka refuzuar financimin e kërkuar prej 40 milionë lekë për personat e verbër, të cilat janë planifikuar për tekste shkollore në sistemin brail dhe audio si dhe rikonstruksionin e një qendre te posaçme për ta.

Sipas Shoqatës së të verbërve mungesa e fondeve ka përkeqësuar situatën për personat e verbër.

“Shoqata prej vitesh ka marrë shumë fonde ne kemi kërkuar të bëjmë një audit çfarë bëhet me to dhe shoqata nuk ka pranuar”, u shpreh Bardhylka Kospiri.

Deputetëve në Komisionin e Shëndetësisë i është kërkuar që në buxhetin e vitit 2018-të të rimbursohet analiza genetike e karitipit që behet pas lindjes së fëmijës në mënyrë që sindromi Dawn të kapet në kohë

“Është mirë se pse ka dhe një laborator që me këtë rast vihet në punë. Po nuk ka pse një analize që duhet bërë, prindërit ngrënë supet se nuk kanë ta paguajnë në privat”, tha Halim Kosova.

Por dhe kjo kërkese nuk ka marrë ende përgjigje. Përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë thonë se janë ende duke e shqyrtuar. Në vendin tone numërohen 600 perona me sindromën Dawn.

Top Channel