Një 68-vjeçar ka ndërruar jetë mesditën e të shtunës, pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Informacionet paraprake të policisë së Pogradecit bëjnë të ditur se A.M., nga Zagorçani ka qënë duke punuar me prizën e televizorit në momentin kur ka rënë në kontakt me energjinë. Pas mbërritjes në spital, ai ka ndërruar jetë.

Top Channel