Aksident në rrugën Elbasan-Tiranë, kamioni del nga rruga – VIDEO

16/11/2017 09:12
Foto arkiv

Moti i keq me reshje shiu i paradites së sotme duket se është bërë shkaktar për një aksident të ndodhur në dalje të tunelit në rrugën Elbasan-Tiranë.

Drejtuesi i një kamioni ka humbur drejtimin dhe për pak sa nuk ka përfunduar në greminë.

Pesë ditë më parë në të njëjtën kthesë ra në greminë një tjetër kamion.

Kthesa është pa mbrojtëse anësore, pasi janë prishur nga mjetet e tjera që kanë dalë nga rruga tek kjo kthesë.

Top Channel