Aplikacionet që ju duhen para Krishtlindjeve

14/11/2017 14:17

Periudha festive e fundvitit po afron, dhe shumë po mendojnë të nisin përgatitjet. Fatmirësisht janë një sërë aplikacionesh me temën e Krishtlindjeve që ju ndihmojnë ta kaloni pa stres këtë periudhë.

Që nga lojërat tek organizuesi dixhital, ka mjaft produkte të reja që do e bëjnë telefonin tuaj mikun më të mirë.

The Impossible Test Christmas është e pesta nga seria e “The Impossible Test” me 500 milionë shkarkime. Përdoruesit tundin telefonin që të bjerë dëborë virtuale para se të nisi lojën dhe të pranojnë sfidën nëpër nivele.

Për prindërit mjaft popullor është aplikacioni Picniic Family Organizer, festat e punës, axhenda e Krishtlindjeve është kohëmatësi më i mirë që do ju ndihmojë të jeni gjithmonë në krye të angazhimeve. Ai ëhstë asisteni virtual që bën gjithçka për ju, sinkronizon telefonin e kujtdo dhe mund të hsihni çdo gjë në një vend.

Për fëmijët është aplikacioni My First Words for Christmas duke përdorur letra ndikojnë në zhvillimin gjuhësor të fëmijës, dhe kështu ajo ka dy qëllime, funksionale dhe zbavitëse.

Për idetë për dhuratat ekziston aplikacioni Gift Plan, nëse lini çdo gjë për minutën e fundit, apo nëse jeni super të organizuar. Nëse gjatë gjithë vitit mund të shihni diçka të mundshme për dhuratë, mjafton t’i jepni “Add Gift” që do tu vijë si alarm në periudhë festive.

Ndër aplikacionet e mira për miqtë dhe kolegët është Elfyourself. Rikthehet ky aplikacion që të shndërron në elf ju dhe miqve për video apo foto gazmore.

Mes aplikacioneve të shumta për të bërë foto me frymën e festës është edhe Christmas Photo Frames.Të blesh kartolina i përket dekadës së kaluar, kështu që tashmë mund të bëni foto të personalizuara festive.

E fundit, është Video Call Santa. Ju skeduloni një telefonatë para me babagjyshin, programoni orën dhe datën, dhe në atë kohë përpiquni që fëmija të jetë afër telefonit për tiu përgjigjur Babagjyshit. Sigurisht fëmijës nuk i tregohet se Santa po flet vërtetë me të.

FOTO GALERI
2/7
Picniic Family Organizer

Top Channel