Subvencionet me kusht. Peleshi: Respektoni sigurinë ushqimore

13/11/2017 11:27

Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi ka vizituar një baxho të përpunimit të qumështit, si pjesë e takimeve dy ditore të anëtarëve të kabinetit qeveritar në qarkun e Dibrës.

Pasi është njohur nga afër me ambientet në të cilat operon kjo baxho, ministri u ka kërkuar operatorëve të marrin përsipër përgjegjësitë për plotësimin e standardeve ushqimore, pa të cilat nuk do të ketë financim dhe mbështetje financiare.

“Ne jemi gati t’ju mbështesim, por nga ana tjetër duhet ta kuptoni që tani standardi është numër një. Siguria ushqimore ka lidhje me jetën e qytetarëve, ndaj dhe për këtë arsye është dyfish e rëndësishme”, ka thënë Peleshi.

Top Channel