PS: Basha hesht për Kapllanajn. KQZ shkeli ligjin

08/11/2017 15:06

Socialistët i kërkuan sot kryetarit të Partisë Demokratike që të mos heshtë për çështjen e kryebashkiakut të Mallakastrës, Agron Kapllanaj. Sërish PS akuzoi KQZ-në për shkelje të ligjit.

“Lulzim Basha vazhdon të bëjë hetuesin, prokurorin, gazetarin dhe mos ti përgjigjet pyetjes se pse vazhdon ta mbrojë kryebashkiakun e Mallakastrës, duke shkelur kështu ligjin e tij të dashur të dekriminalizimit për të dytën herë. Është hera e dytë që Lulzim Basha merr në mbrojtje njerëzit e tij të kapur me presh në duar dhe është hera e dytë që refuzon të marrë përgjegjësinë në detyrë si kryetar i Partisë Demokratike. Ne socialistët respektimin e ligjit dhe barazinqë e të gjithë shtetasve para ligjit e kemi treguar me fakte, veprime dhe jo me fjalë”, tha Klotilda Ferhati, deputete e PS-së.

Top Channel