Bypass-et e Vlorës dhe Fierit, hyjnë në garë 40 kompani

28/10/2017 14:22

Mbi 40 kompani kanë shprehur interes për vazhdimin e ndërtimit të bypass-eve të Fierit dhe Vlorës. Autoriteti Rrugor Shqiptar brenda nëntorit duhet përmbyllë dhe fazën e parakualifikimit dhe më pas me marrjen e konfirmimit për këtë procedurë nga BERZH, që është dhe financuesi kryesor, do të bëhet shpallja e fituesve qe do vazhdojnë fazën e dytë të tenderit.

Situata në këto dy projekte ka qënë mjaft e komplikuar, të nisura vite më parë, punimet në to janë zvarritur për probleme nga më të ndryshmet, që nga shpronësimet deri tek konflikte mes palëve kontraktore dhe nënkontraktore.

Për Bypassin e Fierit, 55 përqind e tyre ka përfunduar, ndërsa për bypassin e Vlorës vetëm 12 përqind.
Në gusht u lajmërua prishja e kontratave me kompaninë italiane “Serenisima”, për mos përmbushje të detyrimeve dhe rinisën procedurat e tenderimit.

Këto dy akse konsiderohen mjaf të rëndësishme për lëvizjen në jug të vendit jo vetëm për pjesën turistike, por dhe lidhjen e shumë industrive me portin e Durrësit dhe Tiranën.

Kosto që me gjithë taksat shkon në 100 milionë euro. Synohet që ndërtimi i tyre të nisë në 2018 dhe për dy vite këto akse të jenë funksionale.

Top Channel