Protestë kundër fjalimit racist në Florida

20/10/2017 12:29

Qindra protestues marshuan drejt universiteti të floridës për të kundërshtuar fjalimin e një nacionalistë të bardhë.

Evenimenti ku mori pjesë Richard Spencer në zonën e Gainsville detyroi Guvernatori e Floridës që të shpallte gjendjen e emergjëncës dhe qindra policë u dyndën në territorin e universitetit.

Protestuesit e penguan sa mundën fjalimin e Spencer, i cili i quajti demostruesit idiotë.

Fjalimi i tij vjen dy muaj pas marshimit të ekstremit të djathtë në virxhinia ku një person humbi jetën. Para fjalimit, Spencer falenderoi universitetin që e lejoi ta mbante atë, por i menjëhershëm ishte reagimi i këtij institucioni arsimor.

Drejtuesit e shkollës thanë se nuk ishin mbështetës të Spencer dhe nuk donin që ta lejonin fjalimin e tij, por ligji i detyron të respektojnë lirinë e fjalës.

Universiteti bëri me dije se do ti duhet të shpenzojë më shumë se gjysmë milioni dollarë për sigurinë, ndërsa spencer dhe instituti i tij paguan 10 000 dollarë për të marrë m qera ambientin ku zhvilluan takimin.

Protestuesit e shumë në vend hodhën parrulla kundër Spencer në veçanti dhe raci0omit në përgjithësi, duke thënë se këto fenomene negative shkojën kundër të gjithë Amerikës.

Top Channel