Sekuestrohen 64 kg kanabis, pranga 50-vjeçarit

12/10/2017 00:00

Një sasi prej 64 kilogramë kanabis është sekuestruar paraditen e së enjtes në Memaliaj.

Në kuadër të operacionit është arrestuar në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike, shtetasi me inicialet M.M, 50 vjeç.

Autoritetet lokale bëjnë me dije se materialet hetimore i kanë kaluar prokurorisë së rrethit përkatës, për procedimin e mëtejshëm të çështjes.

Top Channel