Lufta ndaj drogës, Greqia kërkon bashkëpunim me Shqipërinë

19/07/2017 00:00

Greqia kërkon bashkëpunim me Shqipërinë, në luftën kundër trafikimit të lëndëve narkotike.

Kërkesën e ka bërë ministri i Mbrojtjes së Qytetarit, Nikos Toskas, në takimin me   ambasadoren e Shqipërisë në Athinë, Adriana Hobdari.

Ai tha se është më se i nevojshëm një bashkëpunim i ngushtë i organeve greke me ato shqiptare, për të frenuar trafikimin e drogës nga Shqipëria në Greqi.

Ministri Toskas ka kërkuar që të intensifikohen kontrollet e autoriteteve shqiptare, në pikat doganore dhe jo vetëm, për të përballuar në mënyrë sa më efektive këtë problem serioz.

Top Channel