Aksident tragjik në Itali, vdesin dy shqiptarë

19/07/2017 00:00

Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e së martës në Itali. Mediat italiane njoftojnë se dy shqiptarë kanë humbur jetën pas përplasjes  fatale mes një kamioni dhe një furgoni.

Përplasja ishte aq  e fortë sa dy shqiptarët të moshës 37 dhe 39-vjeç kanë humbur jetën në mënyrë të menjëhershme, ndërsa një tjetër person ka mbetur i plagosur, por edhe ai në gjendje kritike për jetën.

Furgoni, ku ishin tre punëtorë shqiptarë  po ecte drejt rrugës Melona, por është përplasur në kryqëzim me një kamion, i cili kishte në bord dy persona.

Përplasja mes automjeteve ishte e shpejtë dhe tragjike. Kamioni pasi goditi furgonin u përplas me një shtyllë elektrike.

Në vendngjarje shkuan forcat e policisë, ambulanca dhe një helikopter i emergjencës.

Top Channel