Rëndohet trafiku në disa akse rrugore, policia kërkon bashkëpunim

09/07/2017 00:00

Policia Rrugore njofton se prej orës 17:00, trafiku në aksin rrugor Gjiri i Lalzit-Tiranë, është rënduar ndjeshëm.

Policia bën apel për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit, duke shmangur shpejtësinë dhe parakalimet e gabuara.

Trafik i rënduar paraqitet edhe në akset e tjera rrugore, si Fier-Levan, Shkodër-Velipojë dhe Lezhë-Shëngjin.

Policia rrugore ndodhet në terren dhe po monitoron rreptësisht trafikun në këto akse.

Trafiku i rënduar vjen si pasojë e dyndjes së njerëzve drejt plazheve, në këtë ditë pushimi.

Top Channel