Romancieri Robert Wilton i ka kushtuar librin e tij “Merimanga e Sarajevës” shqiptarëve. Një popull historia e të cilit nuk është shumë e njohur nga lexuesit anglezë dhe europianë, në periudhën para Luftës së Parë Botërore. Këtu na çon libri i tij.

Pikënisja e romanit është atentati ndaj Franc Ferdinandit, e më pas një pjesë e mirë e ngjarjeve vendosen në Durrës, ku bëhët një luftë e ashpër nga fuqitë e mëdha.

Një histori tipike spiunazhi dhe diplomacie në dukje e sofistikuar. “Mermanga e Sarajevës”, i botuar që në 2014, vjen tani në shqip nën përkthimin e Diana Çulit.

“Mendoja që ishte interesante të shfaq një periudhë të historisë së Ballkanit pak të panjohur dhe lexues në Angli, në Europë mendojnë shumë për politikën të periudhës para luftës e nuk dinë shumë sesi ishte Shqipëria në atë kohë”, shprehet Robert Wilton, zv.kryetar i prezencës së OSBE në Shqipëri dhe shkrimtar.

“Një libër spiunazhi i thellë, i shkruar bukur dhe me elegancë”, e përcakton “The Times”, maja e kritikës, librin historik të ndërthurur me fiction.

“Ka një kornizë që është 100 përqind fakt. Gjithashtu e kam thurur me një fije pak më romantike. Pak si thriller”, shton Robert Wilton, zv.kryetar i prezencës së OSBE në Shqipëri, shkrimtar.

Ka një fije të romanit që merret me hakmarrjen, po ashtu një krahasim të diplomacisë ndërkombëtare me Kanunin e Lekë Dukagjinit. Sipas Wilton përfundimi është vetëm një.

“Edhe për mua ka qenë një ndricim shumë ironik që diplomatët më të sofistikuar në tërë botën në atë kohë janë sjellë njëlloj si katundarët”, shton Wilton.

Top Channel