“Komedi në errësirë”

30/05/2017 00:00

Vepra e Peter Shaffer vjen sërish për publikun shqiptar. Kësaj here me “Komedi në errësirë”. Një pjesë e zgjedhur nga regjisorja Najada Elmazi e sjellën në teatrin Eksperimental.

Vetë Shaferi do ta përshkruajë performancën tek hyrja e tij në 1982  si “një shpërthim i vërtetë i gëzimit njerëzor”.

“Është një prej pjesëve me një sukses të ethshëm në të gjithë botën. Edhe në Brodway, pra në çdo vend që ajo vihet, në do teatër, madje edhe çdo shkollë që e ka vënë ka patur një sukses absolut”,u shpreh regjisorja Najda Elmazi.

Komedia e ka pikënisjen me Brindslei Miler, një skulptor i ri, dhe të fejuarën e tij debutuese, Carol Melket, të cilët kanë vjedhur disa antikuarë shumë të shtrenjtë tek fqinji Harold Gorinxh. Situatat e keqkuptimeve ndërlikohen gjatë spostimit të mobilieve kur ato duhet t’i kthehen përsëri fqinjit, i cili kthehet papritur.

“Është një komedi situatash dhe karakteresh që publiku i do jashtë mase. Dhe është një vepër që e kam patur në mend vite më parë. Duke qenë se është një shfaqe e vështirë që kërkon aktorë profesionistë. Plastikisht do një lloj përgatitje, ka një ritëm, ka një dinamikë mjaft të madhe, duke qenë se ka elementin surprizë gjatë gjithë kohës. Është një shfaqe që publiku nuk e humbet interesin. Pak a shumë e kisha të nuhatur suksesin e saj”, u shpreh regjisorja Najda Elmazi.

“Komedi në errësirë” vjen në interpretimin e Gentian Zenelaj, Laura Nezha, Marjana Kondi, Mehmet Xhelili, Laert Vasili, Eglantina Cenomeri, Gerald Sejdini dhe Karafil Shena.

“Suksesi i një vepre fillon me përzgjedhjen e saj, elementi i dytë janë aktorët. në këtë vepër në një përcaktim të tillë nuk duhet të gabojë në asnjë lloj mënyre”, thotë regjisorja Najda Elmazi.

Top Channel