Dokumentarët shqiptarë; Ekspertët: Prodhimet, problematike

15/05/2017 00:00

Që prej fillimvitet ‘90 e deri më sot janë prodhuar rreth 70 dokumentarë nga kineastët shqiptarë. Pak mbahen mend dhe dukshëm kjo gjini dokumentari është në defiçencë. Në Tiranë po mbahet festivali i filmit dokumentar Docutiff. Por historitë shqiptare nga kineastë shqiptarë janë shumë të paktë.

“Unë jam anëtare e fondit IDFA dhe selektuese në festivalin e Rotterdamit dhe ne nuk marrim shumë aplikime nga Shqipëria. Po ashtu edhe në Sarajevo Film Festival. Kështu që mendoj se dokumentaristët duhet të jenë më aktivë. Në Docutiff kemi shumë të huaj që kanë ardhur të bëjnë dokumentare për Shqipërinë. Por do të ishte shumë mirë që ato të bënin kineastët shqiptarë. Ata janë të brendshëm. Kuptojnë më mirë historinë, njohin gjuhën, kanë akses më të mirë tek karakteret etj”, shprehet Rada Sesiç, drejtore e Sarajevo Film Festival, anëtare e IDFA.

Për Ilir Butkën kjo e ka një shpjegim. Sasia, jo domosdoshmërish do të thotë cilësi.

“Sasia nuk është cilësi. Dokumentari ynë ka  një problem . Duhet të jetë me pranë kinematografisë se sa televizionit”, tha Ilir Butka, drejtor i QKK.

“Ne ende shohim që dokumentari është shumë pranë programacionit televiziv. Kjo bën që shumë pak dokumentaristë arrijnë të futen në festivale të mëdha”, shton Rada Sesiç.

Ndërsa sa i përket faktit që të huajt ja dalin të nxjerrim prodhime të mira mbi tema shqiptare Butka mendon se koncepti dhe këndvështrimi I bën ata më interesantë.

“Ata vijnë dhe gjëmojnë tema. I realizojnë ato mirë. Fakt është që ata kanë një tjetër këndvështrim, sepse nuk jetojnë këtu dhe nuk shohin gjëra që ne i shohim përditë. Kjo i bën interesantë”, vlerëson Butka.

Top Channel