“The Voice”, Medina dhe Laureta largohen nga gara

29/04/2017 00:00

Medina Salihu dhe Laureta Hasani u larguan përfundimisht nga gara me anë të televotimit . E fundit e përjetoi me emocione të mëdha këtë largim, që erdhi  me të parën herë të të qënit në televotim.

Alban Skënderaj së bashku me skuadrën e tij u ngjitën në skenën e spektaklit duke dhuruar një atmosferë fantastike që në fillim të mbrëmjes. Gent Myftaraj shoqëroi në kitarrë skuadrën e cila performoi një kolazh me këngët hit ndër vite të Alban Skënderajt.

Garën e hapi skuadra e Besës me dy artistët e mbetur në garë.Aldo Prendushi, u ngjit i pari në skenë duke performuar “You’re Nobody ‘Till Somebody Loves You”. Menjëherë pas tij, në skenë u ngjit Anxhela Elmazi me “Telephone”.

“A thu” nga Shpat Deda, ishte materiali muzikor që u soll në skenë nga artisti Lis Asllanaj pëe akuadrën Rona.  Menjëherë pas tij, në skenë u ngjit Laureta Hasani me “Bang Bang”. Lidia Lufi u ngjit e fundit në skenë.

Chiara Tinnirello ishte e para e skuadrës Alban që u ngjit në skenë me “Chandelier”. Shpend Hysaj, performoi “Roxanne”. I fundit nga skuadra, u ngjit në skenë artisti Klinti Çollaku me “Somebody to love”.

Skuadra Xuxi ishte e fundit në skenë.Medina Salihu, performoi “Something’s got a hold on me”. Mario Mancelli, erdhi ndryshe me “Unconditionally”.

Pas përfundimit të performancave të dhjetë artistëve, skuadra e Ronës u ngjit për të performuar në skenë. një kolazh më tre këngë të Lauryn Hill.

NRG Band ka ngritur në këmbë publikun e “The Voice of Albania.  Të  shpallur si grupi më i mirë i vitit 2016, ata performuan “live” dy projektet muzikore, “Balkanbooty” dhe “Thirrëm”. Si të ftuarit e mbrëmjes.

Mbeten dhe tre javë deri në Finalen e madhe. Rrethi sa vjen e ngushtohet  ndërsa misioni i spektaklit për të zbuluar zërin më të mirë të Shqipërisë, vazhdon.

Top Channel