“Butterfly” i Londrës; Ermonela Jaho shkëlqen në Royal Opera House

31/03/2017 00:00

Butterfly e së enjtes në Royal Opera House në Lodër u transmetua direkt në mbi 1500 kinema në rolin e Cio Cio San me divën Ermonela Jaho. Sopranoja shqiptare u ndoq kështu në 35 shtete të botës, duke lajmëruar edhe vetë fansat e saj në llogarinë e saj në Facebook.

Duket se kjo është periudha e saj. Kanë qenë të shumta komentet dhe cilësimet për të në prestigjozet më të rëndësishme botërore. E sigurisht më i bujshmi prej tyre, “The Indipendet”, që e quajti atë Butterfly më të mirë që ka parë Londra ndër vite. Michael Church e ka quajtur të paharrueshme soprano shqiptare dhe elektrizuese performancën e saj.

Financial Times e çel komentin e saj nga Richard Fairman, me titullin një shfaqe emocionalisht thërrmuese. Ajo mund të jetë e brishtë si një flutur, por njëkohësisht e fortë si një kalë për të prirë orkestrën e fuqishme. Ashtu sic Puccini krijoi Madama Butterfly, një soprano që dukej 15 vjec, por vokali i saj të ishte ai i një 40 vjecareje. Ajo duhej të dukej japoneze, por stili i të kënduarit duhet të ishte Italian.

Ndërsa Tim Ashley në “The Guardian” tha për Ermonela Jahon se ajo është një nga interpretueset e mëdha të verzimit, dhe kombinimi mes vulnerabilitetit dhe emocionit gurgullues të copëton.

Pas shkëlqimit në “Suor Angelica” të Puccinit në Royal Opera House,marsi I këtij viti ishte muaji që I dha asaj suksesin e geishës së “Madame Butterfly”. E bashkë me suksesin ndërkombëtar për sopranon të shumta kanë qenë urimet për krenarinë që I solli Shqipërisë.

Top Channel