Fier, në pranga falsifikuesi i parave

09/03/2017 00:00

Agjentë të policisë së Fierit kanë arrestuar një shtetas të shpallur në kërkim për falsifikim parash.

Burime policore lokale bëjnë të ditur se, në pranga ka rënë Saimir Sakaj, 25 vjeç dhe banues në “Lagjen e Re”, në Patos.

Ndalimi i tij është bërë pasi Gjykata e Vlorës e ka dënuar në mungesë në dhjetor të vitit të kaluar për veprën penale të “falsifikimit të parave”.

Top Channel