Sandër Prosi, Kadri Roshi Violeta Manushi, Ndrek Luca vazhdojnë të jetojnë nëpërmjet frymëzimit që I kanë dhënë dhe i japin artistëve e të tjerëve.

Pas vdekjes Presidenti i Republikës Bujar Nishani i dekoron këta kolosë me medaljen më të lartë Gjergj Kastriot Skënderbeu. Ndërsa mes të gjallësh këtë dekoratë e merr po ashtu Margarita Xhepa, Robert Ndrenika e Tinka Kurti.

“Ky titull i lartë më jep një gëzim të madh, por edhe një nderim për veten dhe mbi të gjitha për familjen time”, tha Margarita Xhepa.

“Lavdi kujtimit të paraardhësve të mi dhe tuaj artistë”, shprehet Robert Ndrenika.

Në një ceremoni në Institucionin e Presidencës, mes familjarësh, kolegësh e miqsh Presidenti zgjodhi mënyrën për të nderuar këtë kastë aktorësh të teatrit dhe kinematografisë me kontribut të gjatë, disa prej të cilëve që nga filmi i parë shqiptare Tana.

“Interpretime magjepsëse të këtyre gjigantëve të skenës dhe të ekranit e të kulturës tonë kombëtare”, tha Nishani.

Presidenti nuk harroi të përmendë përmes edhe vështirësitë e sotme të artistëve, kujdesin e nevojshëm më të madh ndaj tyre. Por sidomos bëri thirrje të mos harrojmë ata që sollën një dimension civilizmi dhe nuk kanë qenë kurrë të burgosur në shpirt.

E ndërsa kinemaja dhe teatri sot sillen rreth nostalgjisë të një kohe të lindur në disa rrethana të caktuara e të ardhmes në ndërtim e sipër kjo ceremoni ishte edhe një mënyrë për të bashkë emra dinjitozë dhe me dimension njerëzor.

Top Channel