Durrës, plagos me thikë vëllain; arrestohet 25-vjeçari

20/02/2017 09:15

Një i ri në Durrës është arrestuar pasi ka plagosur me thikë vëllain e tij për motive të dobëta.

Në pranga është vënë 25-vjeçari Emiliano Begeja, i cili ka plagosur me thikë në shpatull vëllain e tij, shtetasin me iniciale A.B., 22 vjeç.

I dëmtuari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Top Channel