Krujë, lëndë plasëse biznesit

12/02/2017 00:00

Në orët e para të ditës së sotme, në Nikël të Krujës është vendosur një sasi e vogël lënde plasëse artizanale në mobilerinë e shtetasit me iniciale B.B.

Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.

Policia vuri në pranga Riza Hakën për vendosjen e eksplozivit në biznesin e shtetasit B.B. Një muaj më parë, Riza Haka ka djegur makinat e biznesmenit dhe vëllait të tij.

Gjatë kontrollit në banesën e Hakës, policia gjeti edhe 35 kg kanabis.

Top Channel