Dibër, Kodheli mbledh Shtabin e Emergjencave

12/11/2016 00:00

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka mbledhur pasditen e kësaj të shtune në Dibër Shtabin e Emergjencave, për të diskutuar mbi situatën e përmbytjeve.

Duke drejtuar mbledhjen, Kodheli ka deklaruar se situata më problematike paraqitet në Gjoricë, për shkak të prurjeve të lumit të Bulqizës dhe Drinit të Zi.

“Në Gjoricë po punojnë 15 trupa të Forcave të Armatosura dhe 6 mjete të rënda për të shmangur dëmet nga përmbytjet”, ka thënë Kodheli.

Ministrja e Mbrojtjes ka bërë me dije se, FA janë në gatishmëri në të gjithë vendin, me qëllim për të forcuar argjinaturat e lumenjve.

Ndërkohë, “një masiv dheu po rrezikon jetën e një familjeje në Fan, ku po punohet për zgjidhjen e situatës”, ka shtuar Kodheli.

Top Channel