Korçë, 24-vjeçarja përplas me makinë të moshuarin

23/10/2016 00:00

Gjatë paradites së kësaj të diele, një automjet ka goditur rëndë një kalimtar. Ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Gjergj Kastrioti” të qytetit të Korçës.

Automjeti drejtohej nga 24-vjeçarja Elona Fezollari, ndërsa i dëmtuari është Todi Pia, 89 vjeç, i cili ka qenë duke kaluar nga njëri krah i rrugës në tjetrin, kur është përplasur nga makina.

Për shkak të goditjes, i moshuari është rrëzuar dhe është përplasur me bordurat e trotuarit, duke marrë dëmtime të rënda. Ai është transportuar për në Spitalin Rajonal të Korçës, ku edhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Top Channel