Barcelona fiton me vuajtje Kupën e Mbretit

23/05/2016 00:00

Barcelona ka arritur të fitojë Kupën e Mbretit në një finale shumë të vuajtur kundër Sevilla, në një ndeshje ku u morën më shumë kartona të kuq sesa u shënuan gola.

Katalanasit fituan 2-0 në kohën shtesë me gola të Jordi Alba dhe Neymar, ndërsa që nga minuta e 36 e pjesës së parë luajtën me një lojtar më pak, pasi Mascherano u ndëshkua me karton të kuq.

Kampionët e Spanjës rezistuan deri në fund, atëherë kur Banega i Sevillas shkaktoi një faull nga pas dhe barazoi numrin e lojtarëve në fushën e lojës.

Në kohën shtesë, Jordi Alba zhbllokoi rezultatin pas një pasimi të gjatë të Messit, ndërsa Neymar vulosi finalen, disa sekonda pasi Carriço mori edhe kartonin e dytë të kuq për Sevilla.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel