Zhvillimi i jashtëzakonshëm i teknologjisë gjatë viteve të fundit ka ndikuar edhe në sportet tradicionale, duke i ndihmuar ato për t’u perfeksionuar. Por, së fundmi ka lindur edhe një sport krejtësisht i ri, gara me dronë.

Në stadiumin “Wembley”, aty ku zakonisht luan futboll kombëtarja e Anglisë, këtë herë është zhvilluar “Drone Racing League”, gara me dronë.

Garuesit ishin të pajisur me pultin e komandimit, si dhe me syze të realitetit virtual, duke parë në kohë reale rrugën e dronit.

Stadiumi ishte përshtatur për zhvillimin e kësaj garë, ku dronët, me një shpejtësi mbi 120 kilometra në orë, duhet të kalonin pengesat e vendosura nga drejtuesit e garës.

Top Channel