Ndarja e ekranit dhe përdorimi i disa aplikacioneve në të njëjtën kohë është karakteristikë e sistemit operativ Android.

Sistemi i ri operativ, i njohur si Android N, është bërë i vlefshëm për tu testuar nga programuesit e aplikacioneve.

Google bën të ditur se ka nxjerrë programin beta më herët se zakonisht, në mënyrë që kompanitë e pajisjeve të mbarojnë më herët këtë version. Për momentin më pak se 3%e telefonëve Android kanë versionin më të fundit të sistemit operativ, Marshmallow.

Të rejat e Android N
Ky sistem operativ do ti japë mundësi personave të përdorin dy aplikacione në të njëjtën kohë. Gjithashtu informacioni mund të kopjohet nga një aplikacion në tjetrin. Një funksion i tillë është i vlefshëm në disa pajisje me sistemin iOS dhe Windows 10.

Programi i ri ka dhe disa ndryshime në shfaqje, dhe siguron një jetëgjatësi baterie.

Ky emërtim i ri vjen pas emrave të mëparshëm që kishin të bënin me ëmbëlsirat, si Lollipop dhe Marshmallow. Ai ende nuk ka marrë një emër, por për momentin thuhet Android N, por thuhet se do të marrë emrin pas një çokollate mjaft popullore.

Top Channel