Postimi në Twitter i fotos së një maceje që shtriqej, apo një kërcimi, tashmë do të jetë më e thjeshtë. Mikroblogu ka nisur të vendosë një komandë “GIF”.

Komanda për pamjet e animuara, ka si qëllim të kërkojë nëpërmjet fjalëve kyçe kategori të reagimeve të ndryshme, që nga “duartrokitje” deri tek “jam dakord”. Brenda javëve të ardhshme kjo komandë do të jetë në dispozicion të të gjithë përdoruese në nivel global si në faqen në internet të Twitter, qoftë në aplikacionin për iPhone, iPad dhe pajisjet Android.

Ky kërkim frymëzohet nga Giphy dhe Riffsy, dy nga ‘arkivët’ më të mëdhenj të Gif në internet, që janë të njëjtat kompani pas formatit Gif në çatin e Facebook, Messenger.

Kjo mund ta bëjë më dinamik e tërheqës Twitter për përdoruesit e rinj, që kanë tendencë të rriten në numër. Në 2015, thotë kompania, janë shpërndarë plot 100 milionë foto Gif në mikroblog.

Top Channel