Nëse keni planifikuar që të bleni orë smart të kompanisë Apple, atëherë keni mundësinë më të mirë tani, pasi shumë prej pikave ku shiten këto pajisje kanë ulur ndjeshëm çmimet e tyre.

Best Buy dhe Target kanë ulur për 100 dollarë çmimin e Applë Watch modelit sportiv, duke bërë që kjo pajisje të ketë çmimin më të lirë në histori të saj prej 249 dollarë.

Kjo rënie e çmimit vjen vetëm një muaj para eventit të Apple, ku shtohen thashethemet se kompania amerikane përpos disa pajisjeve të tjera, do të prezantojë edhe brezin e dytë të Apple Watch.

Megjithatë, orët smart nuk janë mirëpritur nga njerëzit pasi shitjet kanë qenë në shifra zhgënjyese për kompaninë, ndërkohë që iPhone vazhdon të jetë produkti më i shitur i Apple.

Top Channel