Pas tetë vjetësh Festivali muzikor i iTunes i lë vendin Apple Music Festival, në linjë me universin e ri muzikor të Cupertinos. Eventi do të zhvillohet në Londër nga 19 deri më 28 shtator, dhe do të mirëpresë disa nga të mëdhenjtë e muzikës, mes të cilëve Pharrell Williams, One Direction etj.

Apple do të transmetojë falas performancën, që mund të shihet live dhe on-demand në Apple Music, platforma rivale e Spotify, që doli më 30 qershor.

Mbulimi i eventit, me lajme, prapaskena, do të jetë dhe në radion Beats1 dhe Apple Music Connect, ku artistët mund të shpërndajnë tekste, foto dhe video.

“Dëshironim të bënim diçka vërtetë të veçantë për të apasionuarit e muzikës së këtij viti”, thotë Eddy Cue, zv. Presidenti shërbimeve në Apple.

“Jam i nderuar të marr pjesë në Apple Music Festival. Roundhouse është një vend historik dhe ka gjithmonë një energji të veçantë. Falemiderit që më ftuat”, është shprehur Pharrell Williams.

“Do të jetë bukur të jemi sërish në Londër, dhe mezi presim të performojmë për fansat në Roundhouse, dhe në të gjithë botën në Apple Music. Shihemi atje!”, tha Niall, anëtari i One Direction.

Festivali iTunes lindi në Londër më 2007, dhe ka pritur rreth 500 artistë, mes të cilëve Elton John, Foo Fighters, Lady Gaga, Paul McCartney etj.

Top Channel