Shkencëtarët gjermanë kanë shpikur një sensor të hollë gome që ngjitet në lëkurë dhe nëpërmjet të cilit mund të kontrolloni celularin tuaj “smartphone”. Ky sensor quhet iSkin dhe mund të vihet në gisht, parakrah apo në vesh.

Sensori është në gjendje të ndjejë prekjen dhe me anë të saj t’i përgjigjet telefonatave, të luajë muzikë dhe të rregullojë volumin.

“Ka pajisje elektronike që përdorin sensorë, por janë sensorë të ngurtë dhe aspak praktikë. Sensori ynë është fleksibël dhe mund të vendoset në shumë pjesë të trupit. Është si një lëkurë e dytë, nëpërmjet të cilës kontrollohet celulari”, thotë Martin Weigel.

Top Channel