Stilistja franceze Marie Spinali ka krijuar bikini “të zgjuara”. Ato nuk janë si të zakonshmet. Nëpërmjet një sensori, ato vlerësojnë sasinë e rrezeve ultravjollcë dhe temperaturën e jashtme.

Një aplikacion në telefon ju ndihmon të arrini nivelin që dëshironi të marrjes së rrezeve, pa djegur lëkurën e trupit tuaj.

Stilistes Spinali i erdhi idea e këtyre bikini kur pa dikë në plazh që i ishte djegur trupi tërësisht. Ajo thotë se janë qindra aplikacione që na kujtojnë edhe gjërat më të thjeshta, si ujitja e luleve, kështu që, pse të mos krijohej një aplikacion që të na tregojë sa rreze dielli duhet të marrim.

Ju mund të programoni aplikacionin, sipas tipit tuaj të lëkurës dhe nivelit të dëshiruar. Dhe më pas do të merrni një njoftim në telefon, kur të vijë koha për të marrë prapë rreze dielli.

Nëse keni një lëkurë të bardhë si qumësht, do të merrni një njoftim shumë më shpejt.

Këto bikini kushtojnë 170 dollarë në faqen në internet të Spinali Design. Këtu përfshihet dhe kostoja e sensorit RFID, sensorit të rrezeve ultravjollcë dhe aplikacionin shoqërues.

Përveç bikinit hi-tech, kompania ka krijuar gjithashtu edhe peshqirë me të njëjtën teknologji. Ndërkaq, një version për fëmijët është duke u punuar.

Në Amerikë, çdo vit 5 milionë persona diagnostikohen me kancerin e lëkurës. Ndaj, aplikacioni i ri mendohet se mund të ndihmojë në parandalimin e sëmundjes.

Top Channel